Ekonomi

Masat për nxitjen e energjisë së gjelbër/ Qeveria do të blejë 50% të energjisë në Karavasta me çmim fiks

Nga Gazeta ‘SI’ – Qeveria do të blejë energjinë e prodhuar në parkun fotovoltaik të Karavastasë me një çmim fiks prej 24.89 euro/mWh për 15 vjet për kapacitetin 70 MW.

Kështu është vendosur së fundmi, në komisionin e Ndihmës Shtetërore, ashtu siç quhet edhe kjo masë.

Gjithsesi, Voltalia, kompania franceze që fitoi aplikimin për të zhvilluar këtë park, duhet të përmbushë disa kushte që të përfitojë nga skema e ndihmës, si konsolidimi i transaksioneve përmes Burës Shqiptare të Energjisë Elektrike, ALPEX. Në momentin që ndodh konvertimi i kontartës dispozitat për livrimin dhe pagesën do të ndryshohen për të parashikuar çmimin e tregut për energjinë e prodhuar dhe ndarjen e elementit të shpërblimit të ndryshueshëm nga çmimi i tregut.

Kur qeveria hap ankande të projekteve me energji të rinovueshme, ofron për fituesin si ndihmë, blerjen e 50% të energjisë prodhuese, duke i garantuar atyre mbarëvajtjen e aktivitetit dhe si një nxitje për investitorët e huaj  në këtë fushë. Kështu Voltalia, me kapaxitet 140 MW, 50% do ia shesë qeverisë.

Në vendimin e Komisionit të, thuhet se duke qenë se energjia elektrike tregtohet në tregje ndërkombëtare, referuar të dhënave të skemës së njoftuar, ekziston mundësia që skema të ndikojë në situatën e konkurrencës në treg të energjisë elektrike treg dhe ndikojë në tregtinë ndërmjet shtetesh. Por, referuar përjashtimeve të ligjit, komisoni ka vendosur miratimin e skemës, duke vlerësuar se skema e njoftuar synon të nxisë prodhimin e energjisë elektrike nga burime të rinovueshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë