Kosova

Masat e reja në Kosovë/ Mbyllen klubet e natës, në restorante vetëm me certifikatë vaksinimi

Përhapja masive e variantit Delta në Kosovë ka bërë që qeveria të marrë masa të reja anti-COVID për të ndaluar përhapjen e Covid-19.

Duke filluar nga data 20 gusht, klubet e natës do të mbyllen për t’iu rikthyer punës sërish nga data 1 shtator.

Në mbledhjen e mbajtur nga ministri i Shëndetësisë Arben Vitia me përfaqësues të Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, është vendosur që nga data 20 gusht restorantet e kafenetë do të mbyllen që në orën 22:30.

Në restorante do të lejohet vetëm futja me certifikatë vaksinimi, pra qytetarët duhet të vërtetojnë që janë vaksinuar ndaj COVID-19 ose të tregojnë një test PCR negativ ndaj koronavirusit.

Në lidhje me organizimin e dasmave është vendosur se kapaciteti i pjesëmarrësve do të reduktohet nga 300 në 150 persona, ndërsa nuk do të lejohen pas orës 22:30.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë