Nga Gazeta ‘SI’ – Vendimi i Bankës së Shqipërië për të kufizuar kredinë me qëllim blerjen e banesave, ka dhënë rezultatet e para.
Sipas vrojtimit nga BSH me bankat tregtare, rezulton se nga korriku në shtator, bankat kanë dhënë më pak kredi, sidomos për blerje banesash.
Bankat raportuan se kufizimet më të fundit për kreditë e reja në pasuri të paluajtshme kanë ndikuar në shtrëngimin e standardeve dhe kushteve të kreditimit, krahas rrezikut të perceptuar ndaj kolateralit, aftësisë paguese të kredimarrësve dhe zhvillimeve aktuale e të pritura në tregun e banesave.

Në fund të vitit bankat parashikojnë të japin më pak kredi për pasuri ë paluajtshme dhe më shumë për kredinë konsumatore.
Në qershor, Banka qendrore vendosi që të ndalojë financimin 100% për blerjen e banesave, e shqetësuar për rritjen e shpejtë të këtij portofoli, por edhe për pasigurinë e tregut imobiliar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



