Arrestohet në Itali ish-e dashura e djalit të çiftit shqiptar të masakruar, Shpëtim dhe Teuta Pasho, të cilët u gjetën të copëtuar në valixhe më 15 dhjetor në Firence.
Karabinierët zbatuan dekretin e prokurores Ornella Galeotti për arrestimin e 36-vjeçares, me kombësi shqiptare, e cila në kohën e zhdukjes së çiftit, ishte partnerja e djalit të tyre.
36-vjeçarja akuzohet për vrasje, fshehje dhe masakrim të trupave të dy bashkëshortëve.
Kur Shpëtim dhe Tauta Pasho, 54 dhe 52 vjeç, u zhdukën në nëntor të vitit 2015, 36-vjeçarja ishte e dashura e Taulant Pashos, djalit të çiftit.
Trupat e Shpëtim dhe Teuta Pashos u gjetën të masakruar në valixhe 5 vjet më vonë, më 15 dhjetor të këtij viti.
Më herët, vajza e çiftit Pasho, Vitoria ka thënë se ka qenë ish e dashura e vëllait ajo që ka parë prindërit e saj për herë të fundit, ndërsa ajo e mohoi një gjë të tillë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




