Gazeta Si – Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë dhe dënimin me burgim të përjetshëm të Fran Marashit.
Ai u shpall fajtor për masakrën e Urës Vajgurore të 17 qershorit 1997, ku u vranë 4 punonjës policie dhe u plagosën 6 të tjerë.
Në prill të këtij viti Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar rrëzoi kërkesën e të dënuarit Fran Pal Marashi, i cili kundërshtonte vendimin e Ministrit të Drejtësisë për vendosjen e tij në regjim të posaçëm në burgun e sigurisë së lartë.
Marashi kishte depozituar më 16 prill kërkesën për kundërshtimin e vendimit të datës 13 dhjetor 2024, që kufizon të drejtat e tij në kuadër të ligjit “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.
Trupi gjykues vendosi mospranimin e kërkesës së Fran Marashit, me argumentin se ishte depozituar jashtë afatit ligjor.
Fran Marashi akuzohet për ngjarjen e njohur si “Masakra e Urës Vajgurore”, ku u vranë 5 punonjës policie gjatë trazirave të vitit 1997.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



