Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar me burgim të përjetshëm Orgest Bilbilin dhe Anterio Kaloshin, autorë të vrasjes së Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës në vitin 2017.
Në të njëjtën kohë, GJKKO ka pushuar akuzën për vrasjen e Xhulio Shkurtit, nipit të Aldo Bares, ngjarje ku mbetën të plagosur dhe shtetasit Bujar Turku dhe Marjus Xhepexhiu.
Ndërkohë është rrëzuar akuza ndaj Orges Bilbilit dhe Anterio Kaloshit për organizimin e atentatit ndaj nipit të Aldo Bares, Xhulio Shkurtit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.