Ka ndodhur

Masakra e Lushnjës, kalon për gjykim dosja në ngarkim të 3 personave

Gjykata e Posaçme kaloi për gjykim dosjen në ngarkim të Laert Haxhiut, Orges Bilbilit dhe Anterio Kaloshit. Ata akuzohen për ngjarjen e 11 tetorit 2016 në Lushnjë, të njohur si “masakra e Lushnjës”, ku u vranë Zamir Latifi e Jurgen Hoxha dhe u plagos Marjus Xhepexhiu e Bujar Turku.

Shënjestër e atentatit ishte Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares, ish-drejtuesit të bandës së Lushnjës, i cili atë ditë ishte bashkë me shokët e tij, por u largua 10 minuta më parë para se të krisnin të shtënat.

Haxhiu, Bilbili dhe Kaloshi do të gjykohen për disa vepra penale mes të cilave “vrasje në rrethana të tjera cilësuese” dhe “grup i strukturuar kriminal”.

4 vite më vonë Policia zbardhi ngjarjen e plotë dhe mundi të ekzekutojë masat e arrestit me burg për 3 autorët.

Për ta tashmë verdiktin final do e ndërmarrë Gjykata e Posaçme.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë