Bota

Masakër në Maine të SHBA-ve, rezervisti i ushtrisë vret 18 persona dhe plagos disa të tjerë

Gazeta Si – Të paktën 18 njerëz u vranë dhe 50 u plagosën në një komunitet të vogël prej 36 mijë njerëzish në Lewiston, shtetin amerikan të Maine-t.

Agresori, në orën 18:56 të pasdites me orën lokale të së mërkurës, në një rrugicë bowling të frekuentuar nga familjet dhe më pas në një restorant aty pranë, ishte një “ekspert”, një ish-ushtar dhe rezervist që jepte mësime për përdorimin e armëve: është ai që në zhargon quhet “kërcënim i brendshëm”.

Ai është ende i lirë disa orë pas sulmit të dyfishtë. Policia njoftoi situatën emergjente në orën 20:00 me orën lokale dhe publikoi një foto të një “personi të dyshuar”.

Robert Card, një burrë i bardhë, 40 vjeç, i armatosur me një pushkë sulmi dhe makinën e tij, një “Subaru Outback” të bardhë, të cilën, sipas gazetës lokale, “The Sun Journal”, ai e braktisi pranë një porti të vogël përgjatë lumit Androscoggin.

Qindra policë janë përfshirë në kërkim, në bashkëpunim me FBI-në. Autoritetet kanadeze (kufiri është shumë afër) janë alarmuar.

Policia u ka kërkuar banorëve dhe shitësve të zonës që të mbyllen brenda dhe të shmangin rrugët dhe në rast të parë ta denoncojnë por të mos i afrohen.

Sipas raportimeve fillestare të mediave, Card ishte shkarkuar nga qendra e riciklimit të mbetjeve ku punonte.

Ai kishte pretenduar se “dëgjonte zëra” dhe kërcënoi se do të shkaktonte të shtëna në bazën e Gardës Kombëtare në Saco, Maine.

Ai u pranua në një qendër të shëndetit mendor verën e kaluar dhe doli prej andej pas dy javësh.

Në një konferencë për shtyp të transmetuar në televizion, autoritetet ishin jashtëzakonisht të kujdesshme në publikimin e informacionit për “personin e interesuar”, duke zbuluar emrin e tij, por duke refuzuar ta quanin atë “të dyshuar” ose të jepnin ndonjë detaj tjetër për individin apo edhe numrin e viktimave.

Sipas disa burimeve, lokali ka qenë i mbushur me njerëz, pasi ka qenë një mbrëmje speciale, me ulje çmimesh për ata që punojnë në sektorin e restoranteve.

“The Sun Journal” shkruan se forcat e rendit shkuan edhe në një vend të tretë, një rrjet supermarketi “Ëalmart” aty pranë, ku u raportuan edhe të shtëna.

Një zëdhënës i kompanisë, i tha gazetës se “nuk kishte të shtëna në pronë, ku dyert ishin të mbyllura dhe policia kontrolloi objektin”. Distrikti shkollor njoftoi gjatë natës se shkollat ​​publike do të mbyllen sot.

Presidenti Joe Biden, i informuar për masakrën ndërsa ishte në darkën shtetërore të organizuar në Shtëpinë e Bardhë për nder të kryeministrit australian Anthony Albanese, kontaktoi guvernatoren e Maine, Janet Mills dhe delegacionin shtetëror në Kongres.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë