Gazeta Si - Ka shumë pallate të shembura në Borodyanka, njëzet kilometra larg qytetit thuajse të shkatërruar të Bucha-s.
Pjesa më e madhe e qytetit, nga i cili rusët u tërhoqën më 1 prill, u shkatërrua nga bombardimet e avionëve rusë dhe kufomat po nxirren nën rrënoja.
Në një vend tjetër, u gjet trupi i një burri me shenja torture: duart e lidhura dhe një kapuç në kokë. Sipas presidentit Zelensky, në qytet "numri i viktimave mund të jetë edhe më i madh" sesa në Bucha.
"Ka kufoma të rreth 200 civilëve nën rrënojat e ndërtesave të goditura nga bombardimet ruse në Borodyanka, - i shpjegoi kryebashkiaku i Borodyanka, Georgiy Erko. - Më 24 shkurt, ishim qyteti i parë që u bombarduam. Tani po fillojmë t'i marrim kufomat, sepse rusët nuk na lejuan ta bëjmë këtë për sa kohë ishte pushtimi. Na thanë se mund të evakuoheshim, por qëlluan këdo që dilte në rrugë, duke vendosur tabela për të qëndruar në shtëpi dhe duke vizatuar kudo simbolin e pushtimit”.
Putin: Kufizime në eksportet e ushqimeve në vendet ‘armiqësore’
Ndërkohë, Vladimir Putin tha gjatë këtë të martë se Rusia do të tregohet më e kujdesshme në lidhje më eksportet e ushqimit jashtë vendit, veçanërisht në vendet që ajo i ka cilësuar si armiqësore me Rusinë.
Ai ka hedhur akuza në drejtim të Perëndimit duke thënë se po i zgjidh problemet ekonomike në kurriz të Moskës.
“Perëndimi po përpiqet t’ia hedhë fajin Rusisë për gabimet e veta në lidhje me financat dhe ekonominë. Perëndimi po tenton të zgjidhë problemet e veta në kurriz të Moskës”, citohet të ketë thënë presidenti rus, Vladimir Putin.
Lista me shtetet armike sipas Rusisë
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada, shtetet e BE-së, MB (përfshirë Jersey, Anguilla, Ishujt e Virgjër Britanikë, Gjibraltar), Ukraina, Mali i Zi, Zvicra, Shqipëria, Andorra, Islanda, Lihtenshtajni, Monako, Norvegjia, San Marino, Maqedonia e Veriut. Gjithashtu Japonia, Koreja e Jugut, Australia, Mikronezia, Zelanda e Re, Singapori dhe Tajvani.
🛑 WARNING ❗
— Verkhovna Rada of Ukraine - Ukrainian Parliament (@ua_parliament) April 5, 2022
In Rubizhne, #Luhansk region, Russian troops hit a tank with nitric acid!
Nitric acid is very dangerous if inhaled, swallowed or if it is in contact with skin.
The consequences of this incident are similar to usage of chemical or biological weapons!
1/2 pic.twitter.com/o5kPccPg6u
Rusët godasin një tank me acid nitrik
Në Rubizhne, në rajonin e Luganskut, ushtria ruse goditi një tank me acid nitrik. Është një përbërje shumë e rrezikshme nëse thithet.
Këtë e ka bërë të ditur kreu i administratës ushtarake rajonale të Luganskut, Serhiy Gaidai në “Telegram”, siç raporton Parlamenti ukrainas në Tëitter, duke shkruar: “Pasojat janë të ngjashme me përdorimin e armëve kimike ose biologjike”.
Gaidai u bëri thirrje qytetarëve që të mos largohen nga strehimoret dhe të mbyllin dyert dhe dritaret. "Acidi nitrik është i rrezikshëm nëse thithet, gëlltitet dhe është në kontakt me lëkurën dhe mukozën, - nënvizoi Gaidai. - Tymi acid është irritues për traktin respirator. Për helmimet e dobëta vërehen shenja të bronkitit, bronkiolitit të lehtë, marramendjes, përgjumjes, ndërsa me helmim të rëndë ekziston rreziku i edemës pulmonare”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.