Mali I Zi ka prezantuar masa të reja për të parandaluar COVID-19. Lajmin e bën të ditur Ministria e shëndetësisë së vendit fqinj.
Shtetrrethimi do të jetë në fuqi nga e hëna në të premte nga ora 19.00 pasdite deri në 05.00 në mëngjes, ndërsa transporti ndërqytetas do të pezullohet gjatë fundjavës, ka thënë ministria.
Baret dhe restorantet mund të qëndrojnë të hapur nga 07.00 e mëngjesit deri në 10.00 pasdite, ndërsa supermarketet do të punojnë deri në 20.00 në mbrëmje.
Sipas të dhënave nga shëndeti publik i Malit të Zi, rastet aktive me COVID-19 janë 10,552 deri të martën ku gjysma e të cilëve janë në kryeqytetin Podgoricë. /Seenews/
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



