Shendet

Martesa të zgjat jetën!

Sipas një raporti më të fundit të Qendrës Kombëtare të Statistikave të Shëndetit, krahasuar me ata që janë beqarë, të divorcuar ose të ve, personat e martuar kanë nivel shumë më të ulët të vdekshmërisë. Shkalla e vdekjes sipas moshës për të martuarit ishte 779.6 për 100,000 krahasuar me 1,368.8 për amerikanët e divorcuar, 1.443.6 për ata që nuk janë martuar kurrë dhe 1,656.9 për kategorinë e personave të ve.

Arsyet mund t'i atribuohen zgjedhjes së martesës dhe stilit të jetesës. Njerëzit më të shëndetshëm kryesisht kanë më shumë të ngjarë të zgjedhin martesën dhe pasi martohen, ata shpesh ndërmarrin më pak rreziqe, ndjekin dieta më të shëndetshme dhe adaptojnë një kulturë mjekësore aktive duke e mbajtur shëndetin nën kontroll përmes vizitave të rregullta mjekësore.

Shkalla e vdekjes sipas kategorisë moshore për gratë e martuara të moshës 25 vjeç e lart ishte më e ulta nga të gjitha grupet e statusit martesor dhe dukshëm më e ulët se ajo e burrave. Shkalla e grave që nuk janë martuar kurrë ra 3% midis 2010 dhe 2017, ndërsa shkalla për gratë e divorcuara pësoi pak ndryshime mes 2010 dhe 2017-ës.

Ndërsa burrat e ve përjetuan vdekshmërinë më të lartë të rregulluar sipas moshës 2,239 për 100,000, norma mbeti e sheshtë; por shkalla e vdekjes për gratë e veja u rrit 5% nga 2010 në 1.482.

*Burimi: Bloomberg


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë