Nga Gazeta ‘Si’- Komisionerja për Zgjerim në BE, Marta Kos tha se nuk shikon rrugë tjetër të Shqipërisë përveç integrimit.
Në konferencë me kryeministrin Edi Rama, ajo tha se do të nisin një fushatë në vendet anëtare të BE për njohjen e Shqipërisë.
“Është e rëndësishme që procesi i anëtarësimit të BE të jetë një projekt i të gjithë shoqërisë, të përfshihet çdo qytet, fshat apo rajon që qytetarët të kuptojnë pse është i rëndësishëm ky projekt.
Kjo është detyrë e juaja, ndërsa detyra ime është që do të duhet të marr masa që të kujdesem që Shqipëria të njihet në shtetet anëtarë të BE-së për këtë do fillojmë një fushatë komunikimi dhe të tregojmë pse Shqipëria do të bëhet pjesë e BE dhe çfarë do t’i sillni ju.
Ne do kemi një sondazh për zgjerimin si po ecën zgjerimi dhe në bazë të gjetjeve do ndërtojmë një fushatë. Na ndihmoni që Shqipëria të njihet dhe të vlerësohet në shtetet anëtare”, tha Marta Kos.
Ajo gjithashtu tha që ka ngelur me shumë mbresa nga mikpritja shqiptare.
“Ma kishin thënë më parë, por e kam përjetuar tashmë. Bëhet fjalë për bashkëpunimin rajonal, bashkëpunimin rinor. Keni zhvilluar samitin e Ballkanit, procesin e Berlinit. Ju keni qenë shumë i suksesshëm dhe keni sjellë organizatën e futbollit, kampionatin Europian të futbollit për 21-vjeçarët. Fokusi duhet të jetë te zbatimi i reformave dhe te përshpejtimit i konfirmimit të reformave të tjera”, tha ajo.
Sipas saj sot ratifikohen dy marrëveshje që do t’i hapin dhënies së 1 miliard eurove Shqipërisë në formën e huave dhe granteve.
“Sot do të kemi ratifikimin e 2 marrëveshjeve në mënyrë që ne t’i japim Shqipërisë 1 miliard euro një pjesë në hua, një pjesë në grante për të kryer reformat e nevojshme dhe që ju të bëheni gati për të qenë shtet anëtar. Më ka lënë mbresa mikpritja dhe mirësia juaj. Mënyra si keni pritur kolegjin e Europës. PE ka vendosur të hapë zyrën rajonale në Tiranë. Keni qenë të suksesshëm. Fokusi te zbatimi dhe përshpejtimi i reformave”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.