Futboll

Marselo merr ofertë nga Milani, 3 mln euro në sezon për brazilianin

Gazeta Si – U largua pas 16 vitesh nga Reali. Një lamtumirë mes lotësh për brazilianin Marselo, i cili mund të zgjedhë për të ardhmen si lojtar i lirë. Një ofertë konkrete për brazilianin ka ardhur së fundi nga Milani.

Ish-lojtarit të Realit i është propozuar një kontratë me 3 milionë euro neto në sezon. Një shifër që për momentin nuk duket bindëse për mbrojtësin e majtë. Në Madrid ai fitonte dyfishin.

Marselo gjate lamtumires nga Reali. Gazeta Si, 19 qershor 2022

E përditshmja spanjolle “As” shkruan se Milani mund të bëjë ndonjë lëvizje tjetër. Marselo kërkohet edhe nga Olimpiku i Marsejës dhe kuqezinjtë duhet të fitojnë konkurrencën.

Marselo është një nga lojtarët me më shumë trofe të fituar në karrierë. Me Realin, e vetmi klub për të në Europë, ka fituar gjithçka.

Me përvojën e tij të gjatë, futbollisti 34-vjeçar mund t’u shërbejë edhe klubeve të mëdha. Milani po e sheh me seriozitet pistën e brazilianit dhe në vazhdim mund të propozojë një ofertë më të lartë. Marselo mund të kalojë në Itali.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë