Gazeta Si – Matteo F., 18 vjeç, i rritur në një familje të qetë, vrasës me pagesë. Ai mblodhi 200 mijë euro për të eliminuar anëtarët e klanit “Yoda”, armiq të bandës “DZ Mafia”, dy grupet që luftonin për kontrollin e trafikut të drogës në disa zona të Marsejës në Francë.
Vrasësi i arrestuar në prill, së bashku me bashkëpunëtorët vriste për para, por edhe për kënaqësinë e tij, i ndikuar nga një realitet brutal, ku të jesh më i keqi është meritë.
Dhe ata kanë nevojë për armë zjarri, si ai në një qytet të përgjakur nga një betejë e ashpër. Që nga fillimi i vitit ka pasur 36 vrasje, shtatë vetëm në gusht, kryesisht të lidhura me grindjet mes dy “mini-karteleve”.

Premtime elektorale
Një rritje neto krahasuar me një vit më parë. Një lëvizje që e shtyu qeverinë të dërgonte – përsëri – CRS8, një njësi e trajnuar për të operuar në zona të vështira urbane.
Një lëvizje e kotë si të tjerat, i aplikohet kësaj plage që nuk shërohet. Nga ana tjetër, programet e zbatuara edhe nga presidenti Emmanuel Macron nuk kanë arritur të frenojnë dhunën.
Ashtu siç nuk mjaftuan rizhvillimet masive që në 15 vitet e fundit kanë ndryshuar fytyrën e disa zonave qendrore dhe portuale të qytetit. Por jo në periferi të lagjes famëkeqe “Quartiers Nord”.
Në fakt, narko-lufta nuk është një histori e re për “Marsejezët”, e përshkruar nga romane dhe filma të paharrueshëm, vetëm se ka kohë që është bërë më intensive.

Mosmarrëveshjeve mes organizatave të mëdha kriminale i është bashkuar edhe ajo e nëngrupeve të vendosura për të imponuar pushtetin e tyre dhe për të pushtuar copa të tregut, si rrugë, blloqe, ndërtesa ku shiten lëndët narkotike. Janë formacione ambicioze, të gatshme për dhunë ekstreme, por edhe kërkuese.
Vrasjet duhet të jenë të sakta, “xhelatët” urdhërohen të mos shfaqen në zonë para sulmeve dhe, në fakt, shefat i zgjedhin – kur munden – jashtë mjedisit të tyre.
Lidhjet dhe porositë bëhen përmes rrjeteve sociale, ku ueb-i përdoret gjithashtu për të rritur “popullaritetin” në sheshe.
Matteo u tha agjentëve se ishte detyruar të filmonte ekzekutimet, video të dërguara klientëve, të cilët mund t’i përdornin ato si një mjet për të kërcënuar dhe shantazhuar sulmuesin. “Ata thanë se do t’ua jepnin hetuesve, miqve të viktimave”, pohoi ai gjatë marrjes në pyetje.

Provat u anuluan
Ekipet, zakonisht të përbëra nga 4-5 persona, marrin automatikun kallashnikov, ndjekin objektivat me GPS të vendosura poshtë makinave, fshijnë gjurmët, duke i vënë flakën mjeteve të arratisjes, japin ryshfet për të pasur spiunë kudo.
Dhe në disa raste, e fusnin trupin e viktimës brenda në bagazhin e makinës, më pas i vunë flakën gjithçkaje: është një “barbekju”.
Një mënyrë pune që frikëson kundërshtarin, parandalon mbledhjen e gjurmëve të gishtërinjve ose ADN-së.
Qëllojnë natë e ditë, para një lokali, poshtë një pallati, në trotuarin e një rruge, janë gjithmonë një hap përpara ligjit, që tenton të reagojë gjithashtu: përveç Matteos, u neutralizuan edhe katër elementë vrasës, i fundit disa ditë më parë, menjëherë pas një prite.
Pak më pak se njëzet persona nga krahu i armatosur u kapën. Hetime të tjera kishin të bënin me pastrim parash.

Përtej kufirit
Autoritetet janë të shqetësuara. Për shumë arsye. Objektivat po bëhen gjithnjë e më të rinj. Në një episod, familja e viktimës është paraqitur vetëm pasi hetuesit kanë komunikuar zyrtarisht identitetin e tij.
Konflikti më pas kërcënon të zgjerohet. Arena kryesore është zona e “La Paternelle”, megjithatë ka shenja alarmante në pjesë të tjera të rajonit.
Dhe jo vetëm që lidhet me “Yoda”-n ose “DZ Mafia”-n. Në maj, dy të dënuar nga Marseja, Nadir dhe Omar, u vranë në Salou, në jug të Tarragonas, Spanjë.
Ndoshta kanë qenë të fshehur ose kanë qenë në bregdet për të kryer biznes të paligjshëm, një udhëtim që nuk i ka mbrojtur nga plumbat. Në disa larje hesapesh mes bandave, as veshja e një jeleku antiplumb nuk mjaftonte.
Prania e banditëve jashtë vendit ndonjëherë është një zgjedhje operacionale: “ushtarët” mbetën në terren, ndërsa disa nga liderët e tyre preferuan të emigronin në Dubai ose Afrikën e Veriut.
Krimi dje, si sot shkel kufijtë, mbrohet nga burokracia gjyqësore, shfrytëzon brigje të padyshimta.
Përshtati në shqip: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



