Gazeta Si – Në Montekarlo është hedhur sot shorti i grupeve të Ligës së Kampionëve, ku ka marrë formë edicioni 2023/2024. Pas ndeshjeve që kompletuan kuadrin e 32 skuadrave pjesëmarrëse, në ‘Grimaldi Forum’ u hodh shorti për 8 grupet.
Në Grupin A goglat kanë vendosur që të jenë dy nga klubet më të mëdha europiane, Bajern Mynih dhe Mançester Junajtid. Real Madrid ka rënë në Grupin C me Napolin kampion të Italisë, kurse Interi me Benfikën në Grupin D, ku janë edhe Salcburg dhe Real Sociedad.

Mançester Siti kampion në fuqi ra në Grupin G, ku bëjnë pjesë edhe Lajpcigu, Crvena Zvezda dhe Jang Bojs. Milani është shortuar në Grupin F, bashkë me PSG-në, Borusia Dortmund dhe Njukastëll. Barcelona bën pjesë në Grupin H, bashkë me Porton, Shakhtarin dhe Antverp.
The 2023/24 group stage draw ✅#UCLdraw pic.twitter.com/kCTj9JfBFM
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) August 31, 2023
Ndeshjet e para të fazës së grupeve zhvillohen në datat 19/20 shtator 2023, kurse të fundit më 12/13 dhjetor 2023. Dy skuadrat e para të çdo grupi kalojnë më tej. Vendet e treta të çdo grupi do të luajnë ndeshje shtesë për fazën me eliminim direkt të UEFA Europa League, ku do të ndeshen me vendet e dyta të grupeve të UEFA Europa League për një vend në 1/8-at e finaleve.
Ndarja e vazove
Vazo 1 – Benfika, Barcelona, Bajern Mynih, Fejnord, Mançester Siti, Napoli, PSG, Sevilja
Vazo 2 – Atletiko Madrid, Arsenal, Borusia Dortmund, Inter, Lajpcig, Mançester Junajtid, Porto, Real Madrid
Vazo 3 – Lacio, Milan, Salcburg, Shakhtar Donetsk, Sporting Braga, Crvena Zvezda, PSV, Kopenaghen
Vazo 4 – Gallatasaraj, Lens, Njukastëll, Real Sociedad, Union Berlin, Selltik, Jang Bojs, Anversa
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




