Analize

Marrëveshjet e tregtisë dhe klimës mund të shkatërrojnë lojën e Putin

Kriza europiane e energjisë ka rritur shqetësimet e SHBA-së se Rusia mund të përdorë pozicionin e saj dominues në këtë fushë si presion ndaj NATO-s mbi çështjen e konfliktit në Ukrainë. Kjo është pse ish-presidentët nga Ronald Reagan deri tek Donald Trump janë munduar ta shmangin mundësinë  e varjes së Europës nga Rusia duke refuzuar dhe përhapjen gazsjellësve rus si Yamal-Europë dhe NordStream 2.

Por etja e Europës për energjinë ruse, sidomos gazin natyral është më e rëdnësishme se sa shqetësimet gjeopolitike dhe fatkeqësisht administrata e Biden e ka pranuar këtë në heshtje.

Presidenti rus, Vladimir Putin e përdor varësinë e Europës, si një strategji e Trump, për të nënshtruar Ukrainën dhe republika të ish-Bashkimit Sovjetik, të aneksojë pjesë të territorit të tyre, të shkatërrojë lidhjet transatlantike dhe të rifuqizojë Rusinë.

Në vend që të ankohet për zgjedhjet e gabuara që kanë bërë disa shtete europiane, SHBA-ja duhet t’i përgjigjet kërcënimeve nga Rusia. Kemi mundësinë të hedhim poshtë lojën e Putin duke iniciuar nsima me rëndësi të Europës, një marrëveshje transatlantike mbi tregtinë dhe klimën që do të shkurtonte emetimet e gazeve serrë, do të rriste sigurinë energjitike dhe të reduktojë fuqinë e Rusisë në Europë.

Një aspekt do të ishte , mekanizmat e përbashkëta tregtare midis SHBA-së dhe BE-së që faturon nivelin e karbonit në prodhimin e të mirave. Kjo jo vetëm do të inkurajonte rritjen e prodhimit të brendshëm dhe energjisë, por do të ishte një model i mirë  i prodhimit eficent për vendet e tjera.

Gjithsesi, regjimi i tanishëm i tregtisë ndërkombëtare ka lënë hapësirë për praktika të padrejta që kaë kaluar paratë nga perëndimi në vendet aspak demokratike dhe që cënojnë sigurinë e Europës apo dhe vetë SHBA-së. Është koha që gabimet e së shkuarës të korrigjohen dhe të ndalohen sistemet merkantiliste të kontrolluara nga shteti që marrin avantazhe konkurrence dhe abuzojnë me fuqinë punëtore.

Momentalisht, SHBA-ja merr më shumë nafte nga Rusia se sa prodhon në Alaska, ndërkohë nevoja e Europës për gazin rus po rritet. Një strategji e re mund të jetë kushtëzimi për gaz dhe naftë të prodhuar në një ambjent sa më të pastër dhe etik. Kështu Rusisë do i duhej të hiqte dorë nga standardet e ulëta të punës dhe mjedisit.  

Interesat ruse të karburanteve fosile i frikësohen një bashkimi transatlantik të politikës klimatike dhe tregtare. Një marrëveshje SHBA-BE mund të çojë në një marrëveshje midis G-7 dhe ekonomive të tjera që iu bashkuan samitit këtë vit, Australisë, Indisë, Zelandës së Re dhe Koresë së Jugut. Igor Sechin, drejtues i prodhuesit shtetëror rus të naftës Rosneft, thuhet se ka paralajmëruar Kremlinin se tarifat e karbonit mund të jenë shumë më të dëmshme për ekonominë ruse sesa sanksionet. Frika e Sechin është e bazuar: Rusia është shumë e varur nga eksporti i lëndëve djegëse fosile dhe mallrave me energji intensive si çeliku dhe plehrat. Fitimet nga eksportet e naftës dhe gazit natyror përbëjnë afërsisht 40% buxhetit të qeverisë.

Një marrëveshje SHBA-BE do të lejonte prodhuesit e energjisë në këto vende të kishin avantazh në pastrimin e lëndëve fosile. Por këta prodhues në SHBA, pothuajse 90% të energjisë nxjerrin e kanë të pastër, ndërsa Rusia mbi 40% e ka ende të dëmshme për natyrën.

Me një marrëveshje të tillë, Rusia nuk do të ishte më kaq e fuqishme, NordStream 2 do të humbte fuqinë e vet dhe kompanitë europiane nuk do të preferonin të investonin më në Rusi.

Burimi: Foreign Policy/ Përshtati:Gazeta “SI”


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë