Bota

Marrëveshje për sanksionet, ndalohet eksporti i naftës ruse në BE

Gazeta Si – Liderët e BE-së kanë arritur një marrëveshje për embargon e pjesshme ndaj naftës ruse, sipas The Guardian.

BE ka rënë dakord për të ndaluar 90% të furnizimeve të naftës dhe gazit rus deri në fund të 2022.

Të hënën drejtuesit e Këshillit Europian njoftuan për vendimin e marrë, duke bllokuar naftën e marrë me cisterna.

Përjashtim do të bëhet vetëm nga karburanti që importohet përmes tubacioneve të naftës, pas një kundërshtimi nga Hungaria e Viktor Orban.

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, e cilësoi marrëveshjen si një “arritje të jashtëzakonshme” që do të ushtronte “presion maksimal mbi Rusinë për t’i dhënë fund luftës”.

Ai tha se përmes këtij kompromisi do të ndërpritet sponsorizimi i makinerisë ushtarake të Moskës.

Ky ndalim përfaqëson 2/3 të importeve të naftës nga Rusia, diçka që i shkurton dukshëm burimet e financimit të luftës.

Duhet presion maksimal ndaj Rusisë në mënyrë që lufta të përfundojë”, deklaroi ai në Tëitter.

Vendimi shënon një tjetër përgjigje të fortë dhe unitare të Bashkimit Europian ndaj Kremlinit, edhe pse pozicionet brenda vendeve anëtare kanë qenë të ndryshme.

Masa e Bashkimit Evropian është pjesë e paketës së gjashtë të sanksioneve kundër Moskës, e cila kërkon një miratim nga 27 vendet anëtare.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë