Ekonomi

Marrëveshja SHBA-Kinë, nuk sjell përmirësim të ekonomisë globale

SHBA-të dhe Kina ngjan se janë në përfundim të luftës së tarifave që godet aq shumë tregjet dhe lë gjurmë në të gjithë botën, por kjo megjithatë, sipas një sërë ekspertësh, nuk do të ndalojë ngadalësimin e ekonomisë që është vënë re në ekonominë botërore.

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka shkruar në llogarinë e tij në Twitter të dielën se ai do të anulojë rritjen e tarifave mbi të mirat kineze, nismë që ishte planifikuar për fillimin e marsit. Uashingtoni dhe Pekini të cilat u mbërthyen në në një luftë tregtare për muaj të tërë vitin e kaluar, por lufta u shty— për një periudhë fillestare 90 ditore — pasi Trump takoi presidentin kinez Xi Jinping në Argjentinë në muajin dhjetor.


“Ne shohim mundësinë e riskut në rritje të një recesioni në SHBA, ndoshta që në mes të 2020-ës”

Presidenti amerikan është shprehur se do të takojë Xi gjithashtu në klubin e tij të golfit në Mar-a-Lago, në Florida, “për të përmbyllur marrëveshjen ” nëse “të dyja palët zhvillohen më tej”. Trump nuk ka deklaruar një datë të caktuar për takimin, por burime kofienciale kanë raportuar se të dy vendet po diskutojnë një samit në fund të marsit.

Tregjet aziatike të hënën kanë reaguar pozitivisht ndaj njoftimit të Trump, por ekspertë të ndryshëm janë shprehur se një lehtësim i mundshëm i tensioneve mes dy gjigandëve ekonomikë nuk do të ndalojë një ngadalësim të ekonomisë globale që tashmë po ndodh.

“Mendoj që duhet të bëjmë një hap prapa dhe ti hedhim një vështrim ciklit ekonomik” tha Paul Kitney, shef kapitali pranë Daiwa Capital Markets. “Forma e ciklit është ajo ku ne mund të shohim një rritje të moderuar të Shteteve të Bashkuara këtë vit … ne shohim mundësinë e riskut në rritje të një recesioni në SHBA, ndoshta që në mes të 2020-ës.

“Ngadalësimi i rritjes ekonomike nuk po eliminohet, pavarësisht se si rreziqet që kërcënonin ekonominë vitin e kaluar po sheshohen; përfshirë Luftën Tregtare mes SHBA-ve dhe Kinës dhe daljen e afërt të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian, që mendohet se janë zgjidhur”, tha Kitney.

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka parashkuar në janar që ekonomia globale do të rritet 3.5 % këtë vit, duke ulur parashikimin prej 3.7 % në 2018-ën.


Ngadalësimi momental i ekonomisë globale mendohet të përkeqësohet —të paktën në tremujorin e ardhshëm — “edhe nëse ne shohim në horizont marrëveshje të caktuara,” është shprehur Sadiq Currimbhoy, strateg global dhe kreu i kërkimeve pranë Maybank Kim Eng.

Vlerësimet më të fundit kanë vënë në dukje se dobësimi i ekonomive më të rëndësishme të botës si i SHBA-ve, Kinës, Japonisë dhe Gjermanisë ka shfaqur një tregues të observuar gjerësisht të aktivitetit të fabrikave, Indeksin i Menaxherëve të Blerjeve. Përveç kësaj, disa ekonomi të orientuara drejt tregtisë, gjithashtu raportuan rënie në aktivitetet e tyre të importit dhe eksportit.

Ngadalësimi momental i ekonomisë globale mendohet të përkeqësohet —të paktën në tremujorin e ardhshëm — “edhe nëse ne shohim në horizont marrëveshje të caktuara,” është shprehur Sadiq Currimbhoy, strateg global dhe kreu i kërkimeve pranë Maybank Kim Eng.

‘Çështje thelbësore, kritike, të mprehta’

Tarifat shtesë që u zbatuan gjatë luftës tregtare vitin e kaluar nuk janë hequr.
Kjo është arsyeja sepse disa strategë dhe analistë janë përmbajtur ndaj lajmit rreth zhvillimit të fundit tregtar mes dy ekonomive më të mëdha në botë.

“Megjithatë nuk ka vend për të qenë shumë optimistë. Ne nuk presim që tarifat ekzistuese të reduktohen shpejt dhe menjëherë” tha Louis Kuijs, kreu i departamentit të ekonomiksit së Azisë pranë firmës konsulente Oxford Economics. “Nuk ëshë ende e qartë nëse do të ketë një reduktim domethënës në fusha si teknologjia ose një ndryshim në qëndrim ndaj Huawei.
Ka patur gjithashtu dhe mungesë zhvillimi në “çështje thelbësore, kritike dhe të mprehta” mes SHBA-ve dhe Kinës”, tha Pushan Dutt, profesor i ekonomiksit dhe shkencave politike në shkollën e biznesit INSEAD. Kjo do të thotë që pasiguritë globale të krijuara prej tensioneve mes SHBA-ve dhe Kinës mund të zgjasin më tej, shtoi ai.

“Në terma afatshkurtër, do të kemi dakordësinë e kinezëve për të të blerë disa produkte të tjera më shumë, sojë, energji natyrale, etj. SHBA-të shpresojnë se do të reduktojnë disa nga tarifat” tha Dutt.

“Në të njëjtën kohë, ne duhet të kuptojmë dhe të mos harrojmë se çështjet thelbësore dhe të mprehta që kanë të bëjnë me mbrojtjen e IP (të drejtat e pronësisë intelektuale), transferimin e teknologjisë, subvencione për kampionët teknologjikë kinezë – nuk janë adresuar për të qenë pjesë e marrëveshjes. Pra, më e mira që mund të shpresojmë është se ata do të vazhdojnë të flasin për këto çështje në të ardhmen” shtoi ai.
Kina është ende No.2 i ekonomisë botërore, por që lufta tregtare e ka dëmtuar tepër.
Më herët, në filimet e luftës Kina mendoi se do të kishte aleat Europën. Ata e urrejnë Trumpin, gjithashtu. Kina dështoi të fitonte BE-në. Shanghai Composite ka rënë rreth 30% gjatë 12 muajve të fundit. Turqia është duke u përkeqësuar.

Tregu i aksioneve është një mënyrë e tmerrshme për të matur rritjen e Kinës. Investitorët e dinë atë. Pra, ata shikojnë të dhënat ekonomike. Prodhimi industrial është ende pozitiv, por në rënie. Rritja tremujore e PBB-së është në rënie. Edhe eksportet kanë performuar keq për muajin dhjetor..

Të dhënat e tregtisë së Kinës në $ (YoY)

Eksporte: -4.4% krahasuar me 2% e vlerësuar dhe Nëntorin 5.4%
Importe: -7.6% krahasuar me vlerësimin 4.5% dhe Nëntorin 3%

Balanca tregtare: 57 mld $ krahasuar me 51 mld $ dhe Nëntorin 44 mld $
Eksportet ndaj SHBA-ve ranë në 3.7%, e para rënie që prej tetorit 2016.

“Shifrat e tregtisë kineze kanë lëshuar të gjitha këmbanat e alarmit”, thotë Naeem Aslam, strateg i tregut kryesor për Think Markets në Londër dhe një kontribues i Forbes. “Nëse keni nevojë për ndonjë provë se si lufta tregtare është duke ndikuar në shëndetin ekonomik të një vendi atëherë mos shikoni më larg se tregtia e Kinës. Numri më i ulët i eksporteve nënkupton punë më të ulët, që do të thotë një ndikim tjetër i drejtpërdrejtë në ekonominë (kineze). Donald Trump mund të jetë i kënaqur. Politikat e tij kanë vënë Kinën në gjunjë. E për rrjedhojë bashkë me faktorë të tjerë edhe ekonominë globale”, thotë ai.

*Burimi: Forbes, CNBC


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë