Politike

Marrëveshja për emigrantët, zv/kryeministri italian Tajani, vizitë zyrtare në Tiranë, shmang Berishën   

Zv-kryeministri i Italisë, Antonio Tajani po zhvillon një vizitë zyrtarë në Tiranë ku ndalesa e parë është Njësia Detare e Guardia di Finanza-s në Shqipëri (NUFROM) me bazë në Durrës.

Tajani u prit nga homologu Igli Hasani dhe më pas do të takohet me kryeministrin Edi Rama ku do të diskutohet krahas të tjerave edhe marrëveshja për emigrantët.

Gjatë kësaj vizite, Tajani ka shmangur një takim me Sali Berishën (në prag arresti) edhe pse ata te dy njihen më herët.  

Madje në media u përfol edhe për një bisedë telefonike të mundshme mes të dyve pak ditë para se Berisha të çonte në Kushtetuese marrëveshjen për emigrantët

Gjykata Kushtetuese në 13 dhjetor 2023 mori në shqyrtim kërkesën e bërë nga 30 deputetë të grupit Bardhi-Berisha kundër marrëveshjes me Italinë për emigrantët afrikanë duke sjellë automatikisht pezullimin e saj deri në një vendim përfundimtar të dhënë nga gjykata.

Seanca e parë, pritet të mbahet në 18 janar, 2024 ku palët do të paraqesin pretendimet e tyre dhe më pas brenda 3 muajve, Gjykata Kushtetuese duhet të marrë një vendim mbi marrëveshjen.

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni u shpreh se e respektonte vendimin e gjykatës dhe se do të priste deri në një vendim përfundimtar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë