Politike

Marrëveshja për emigrantët të enjten, Tabaku: Skandaloze që Çuçi di se kur zbardhet vendimi i Kushtetueses

Partia Socialiste njoftoi përmes kryetarit të grupit Bledi Çuçi se të enjten në seancën plenare pritet të kalojë për votim marrëveshja me Italinë për emigrantët.

Në fjalën drejtuar deputetëve të mazhorancës, kreu i grupit të PS-së Bledi Çuçi tha se pritet zbardhja e plotë e vendimit të Gjykatës Kushtetuese këto ditë  para të enjtes.

Deputetja e PD-së Jorida Tabaku reagoi pas kësaj deklarate duke e komentuar skandaloze faktin që Bledi Çuçi di se kur zbardhen vendimet e gjykatës.

“Më duket skandaloze që kryetari i Grupit të PS di se kur do të zbardhet vendimet Gjykatës Kushtetuese. Është e pa tolerueshme dhe e pa konceptueshme në ndarjen e pushteteve dhe në drejtësinë që ne duam dhe po ngremë që kryetari i grupit të PS të thotë se do të zbardhet për pak ditë vendimi.

Këtë shtet e mbajnë ligjet, procedura dhe institucionet. Nëse bien parimet, bien shtyllat që kontrollojnë edhe balancën e pushtete dhe ruajnë parlamentin që të mos bëhet zgjatim i qeverisë, atëherë ndodhemi në një moment shumë të rrezikshëm”, tha Tabaku


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë