Politike

Marrëveshja për emigrantët, ‘Kushtetuesja’ rrëzon kërkesën e Bardhit për seancë të hapur me mediat

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Gazment Bardhit për të zhvilluar një seancë të hapur për mediat dhe publikun për marrëveshjen me Italinë për emigrantët

“Mbledhja e Gjyqtarëve e Gjykatës Kushtetuese, pasi mori në shqyrtim kërkesën tuaj të datës 10.01.2024 me vendimin e ndërmjetëm të datës 11.01.2024 ka vendosur rrëzimin e kërkesës për shqyrtimin e çështjes në seancë plenare publike”- njofton Gjykata Kushtetuese.

Në 13 dhjetor, Gjykata Kushtetuese mori në shqyrtim kërkesën e bërë nga 30 deputetë të grupit Berisha-Bardhi lidhur me marrëveshjen Itali-Shqipëri, që sipas tyre  konsiderohet si anti-kushtetuese. Kushtetuesja vendosi pezullimin e marrëveshjes deri në marrjen e një vendimi përfundimtar.

Seanca për shqyrtimin e padisë, do të mbahet në 18 janar, në orën 10:00.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë