Nga Gazeta Si- Nga 49 emigrantët që mbërritën në Shqipëri mëngjesin e të martës, 5 prej tyre do të kthehen në Itali, 4 sepse janë minorenë dhe 1 është me probleme shëndetësore. Ndërsa pjesa tjetër, pas shumë orësh verifikime, janë dërguar gjatë mesnatës në kampin e Gjadrit, të ndarë në tre grupe, ku do të qëndrojnë derisa të merret një vendim për statusin e tyre.
Emigrantët me prejardhje nga Bangladeshi, Egjipti, Bregu i Fildishtë dhe Gambia janë transportuar me anijen e marinës italiane “Cassiopea”.
Ky ishte grupi më i madh i emigrantëve që ka mbërritur në Shëngjin që pas nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë për trajtimin e emigrantëve.
Emigrantët do të presin në Gjadër vendimin e Gjykatës së Romës nëse mund të qëndrojnë në Shqipëri dhe më pas do të shqyrtohet edhe kërkesa e tyre për azil.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.