Politike

Marrëveshja me Italinë dhe Emiratet e Bashkuara për kabllot nënujore, Rama: Synojmë të bëhemi lojtarë kyç në rajon

Nga Gazeta ‘Si’- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Samitin e “Javës së Qëndrueshme” në Abu Dhabi, është shprehur se do të lidhet një marrëveshje strategjike me Italinë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe për kabllot nënujore.

Rama tha se marrëveshja do të shërbejë si instrument i rëndësishëm për transmetimin e energjisë nga Shqipëria në Italia, si edhe për pozicionimin e vendit tonë si një lojtar kyç në rajon. Sipas Ramës, kjo marrëveshje është në vazhdën e transformimit të sektorit energjetik në Shqipëri. 

“Është nder i madh për mua që të marr fjalën për të prezantuar atë çfarë po formëson të ardhmen e Shqipërisë. Ne po diversifikojmë dhe transformojnë sektorin energjetik shqiptar. Prodhimi i energjisë elektrike në Shqipëri është ndërkohë që flasim 100% nga burimet të ripërtëritshme. Përqindja e energjisë së përtëritshme të Shqipërisë në kërkesën fundore për energji është 44%. 

Kjo e bën Shqipërinë pjesë e vendeve që janë krye të listës kur vjen fjala për % e energjisë së ripërtëritshme, për masën e kësaj energjisë në kërkesën fundore për energji.

Shumë shpejt do të nënshkruajmë një marrëveshje strategjike me Italinë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe për kabllot nënujore, që është përmendur si instrument i rëndësishëm jo vetëm për transmetimin e energjisë nga Shqipëria në Italia por për të rritur kapacitetin e Shqipërisë si një lojtar kyç në rajon mbështetur në prodhimin e saj me 100% energji të rëndësishëm”, tha ai.

Rama gjithashtu theksoi se ky partneritet do të kontribuojë jo vetëm për energjinë, por edhe për paqen dhe bashkëpunimin në rajon.

“Partneriteti me Emiratet në sektorin energjitik është shumë i rëndësishëm për një rajon ku shumë luftëra dhe konflikte, keqkuptime i kanë dhënë formë të shkuarës sonë dhe dëshira për të qenë pjesë e familjes së madhe europiane duhet mbështetur me nisma konkrete për të kapërcyer të shkuarën. Bashkëpunimi midis kompanisë shtetërore dhe Masdarit synon të zhvillojë deri në 3 giga v energji të ripërtëritshme”, tha ai.

Në fjalën e tij, Rama shprehu mirënjohjen për kryeministren italiane Giorgia Meloni, e cila ishte e pranishme në ngjarje.

“Është një kontribut jo vetëm për energjinë por për paqen dhe bashkëpunimin në rajon. Në mënyrë të tillë që të gjithë ne duam të arrijmë duke u bashkuar me familjen europiane. Shpreh mirënjohjen time edhe për dikë që sapo hyri në sallë dhe të gjithë u ngritët në këmbë kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni. Që është këtu për të bekuar këtë marrëveshje”, deklaroi Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë