Gazeta Si – Një tjetër anije me 15 emigrantë, të cilëve u është refuzuar kërkesa për azil në Itali ka mbërritur këtë të enjte, 26 qershor, në portin e Shëngjinit.
Mjeti lundrues “Guardia Costiera” u ankorua rreth orës 18:00 dhe pas procedurave fillestare, emigrantët janë dërguar në qendrën pritëse për verifikim dhe më pas pritet të transferohen drejt kampit të Gjadrit.
Ky është kontingjenti i katërt që mbërrin në Shqipëri, në kuadër të marrëveshjes së arritur mes Romës dhe Tiranës, që parashikon transferimin e emigrantëve të ndaluar në brigjet italiane dhe të cilëve u është refuzuar azili.
Sipas dekretit të qeverisë italiane të drejtuar nga Giorgia Meloni, kampi në Gjadër do të shërbejë si një strukturë e përkohshme për mbajtjen e këtyre emigrantëve deri në zgjidhjen përfundimtare të statusit të tyre.
Marrëveshja është kritikuar nga organizatat për të drejtat e njeriut, ndërsa qeveria shqiptare ka theksuar se po respektohen të gjitha standardet ndërkombëtare të trajtimit të refugjatëve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.