Ne rrjet

Marrëveshja me Gjermaninë për raketa që arrijnë deri 2.000 km, Ukraina i afrohet NATO-s (pa qenë pjesë e saj)

Plani 5 miliardë euro, synimi është mbrojtja e krahut lindor. Kievi do të vendosë për përdorimin e tyre, duke i çliruar aleatët e saj nga përgjegjësia

Gazeta Si – Pse, ndërkohë që të gjithë presin që ai të thotë fjalën e fundit për raketat “Taurus”, Friedrich Merz nënshkruan një plan afatgjatë për të prodhuar armë direkt në Kiev?

Përgjigja e parë është se dukshëm “Taurus”-ët për shkak të mënyrës së “aktivizimit” të tyre (prania e trajnerëve në terren, para së gjithash), vendos kufizime ndaj Gjermanisë që – duke pasur parasysh kushtetutën dhe historinë e vendit – edhe këtë kancelari i ri gjerman dëshiron ta vlerësojë më mirë.

Dhe kjo, pavarësisht opozitës në SPD, partneri i qeverisë. E dyta është se Gjermania po krijon një projekt më kompleks: duke ndihmuar ukrainasit – të cilët i kanë kërkuar prej vitesh armë aleatëve – për t’i prodhuar ato sisteme në shtëpi me një paketë fillestare prej 5 miliardë dollarësh.

Megjithatë, 30 miliardë është shuma e nevojshme sipas Zelenskit për përpjekjet e luftës. Kompania “Rheinmetall”, tashmë ka zhvendosur një fabrikë tankesh në Ukrainë dhe tani Berlini po shton raketa “pa kufij rrezesh”.

Gazeta zakonisht e mirëinformuar “Bild”, flet për një distancë prej 2.000-2.500 km. Edhe më lart se “Taurus”, që fluturojnë deri në 500 km. Nëse ky lajm konfirmohet, do të jenë raketa që vetë Europa nuk i ka. Përveç amerikanëve, midis anëtarëve të NATO-s vetëm Turqia ka armë të ngjashme.

Ministria Gjermane e Mbrojtjes, ndonëse mbetet e paqartë, shpjegoi se Berlini do të investojë “drejtpërsëdrejti në prodhimin ukrainas, i cili ka kapacitet të papërdorur prodhimi dhe njohuri teknike për të prodhuar sisteme moderne”.

Çfarë është kjo njohuri? Ukraina, kujtojnë disa ekspertë ushtarakë, ka një traditë të gjatë në këtë drejtim: pothuajse të gjithë motorët për raketat sovjetike u prodhuan aty.

Dhe ka gjithashtu një kthim për Gjermaninë: jo vetëm që do të furnizojë komponentët, por do të jetë në gjendje të marrë njohuri të avancuara.

Nuk duhet nënvlerësuar as aspekti juridik. Qeveria e Kievit do të vendosë për përdorimin e armëve të saj, duke çliruar kështu aleatët e saj nga “përgjegjësitë”. Një aspekt jo i parëndësishëm.

Me një inspektim më të afërt, plani gjerman duket i ngjashëm me atë të konceptuar fillimisht nga njerëzit e Bidenit: për ta bërë Ukrainën sa më të vetë-mjaftueshme.

Por sa më shumë të jenë të përafruara prodhimet e saj, aq më shumë janë një “kopje” e atyre perëndimore, që mund të integrohen me sistemet e NATO-s.

Dhe kështu ushtria e Kievit mund të jetë e “përputhshme” me mbrojtjen e Aleancës, edhe pse zyrtarisht nuk është antare. Finlanda dhe Suedia, megjithëse neutrale, ishin shumë të lehta për t’u integruar.

Së fundmi, është çështja e krahut lindor. Gjithçka që bën Berlini, tani duket se shkon përtej Ukrainës, drejt mbrojtjes së përbashkët të frontit evropian lindor.

Merz vizitoi Lituaninë dhe Finlandën në 14 ditët e para të mandatit të tij: Gjermania, me pamje nga Balltiku, është pjesa e pasme e vendeve më të ekspozuara ndaj Rusisë.

Mungesa e raketave me rreze të gjatë veprimi është një nga pengesat kryesore të BE-së, nëse Amerika e Trumpit do t’i kthente shpinën kontinentit të vjetër. Marrja e ekspertizës në Ukrainë do të jetë e dobishme shumë shpejt.

Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë