Treg

Marrëveshja/ Kroacia do të transportojë naftë bruto në Serbi

Operatori shtetëror kroat i tubacionit të naftës Jadranski Naftovod [ZSE: JNAF-R-A] tha të Premten se ka nënshkruar një marrëveshje për të transportuar naftë të papërpunuar për kompaninë serbe të naftës dhe gazit NIS [BEL: NIIS] në 2021.

Janaf do të transportojë për NIS rreth 2.75 milion ton naftë bruto këtë vit, plusoser minus 10%, nën një kontratë  take-or-pay (merr ose paguaj) (kontratë tipike në industrinë energjetike ku parashikohen edhe penalitete), është thënë në një shëni të bursës së Zagrebit.

Një kontratë take-or-pay është një marrëveshje ku blerësi bie dakord të paguajë çmimin e kontratës edhe nëse nuk merr sasinë e transportuar sipas marrëveshjes.

Vlera e kontratës nuk është publikuar.

Janaf kontrollon terminalet e naftës në ishullin e Krk, po ashtu si në Sisak, Virje, Slavonski Brod dhe Zitnjak, dhe operon 631 kilometra të gazsjellësit. Ajo ka 1.94 mln metra kub kapacitet magazinues për naftë dhe  222,000 cu m për magazinim të produkteve të lëndëve djegëse.

Aksionet e kompanisë janë tregtuar në bursën e Zagrebit më 8 janar, afërsisht 4,300 kuna ($690.3/569.4 euro)/Seenews/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë