Treg

Marrëveshja e munguar e energjisë në KE, rrit përsëri çmimet e gazit

Çmimi i gazit natyror u rrit përsëri, pasi tregtuesit europianë tentuan të provojnë nëse masat e ekzekutivit për të frenuar krizën energjetike janë të mjaftueshme për të frenuar edhe  kostot e karburanteve pasi propozimi për kufirin e çmimit u hodh poshtë për mungesë konsensusi.

Çmimet për kontratat e së ardhmes u rritën me 3.3%. Plani i ndërhyrjes radikale të Komisionit Europian përfshin mbledhjen e 140 miliardë eurove (139 miliardë dollarë) për konsumatorët nga të ardhurat e kompanive të energjisë, si edhe reduktimin e kërkesës maksimale për energji dhe rritjen e likuiditetit. Por mbeten paqartësi se si do të zbatohen masat pasi shtetet anëtare janë të ndara për këtë plan.

Propozimet gjithashtu nuk përfshinin ndonjë zgjidhje se si të shtohej furnizimi me gaz në një treg që ka qenë në mungesë që kur u ndërprenë dërgesat nga Rusia. BE-ja po përpiqet të frenojë krizën e paprecedentë që po godet ekonominë dhe nxit inflacionin. Qeveritë janë nën presion në rritje për të vepruar para se të nisë zyrtarisht sezoni i ngrohjes, që është vetëm dy javë larg.

Kontrata holandeze e gazit për një muaj më vonë, pika e referimit për çmimet e gazit në Europë, u rritën me 1.4%, 221 euro për megavatorë./Bloomberg


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë