Nga Gazeta “SI” – Një rritje e kapacitetit të gazit në Trans Atlantic Pipeline,TAP, po planifikohet, për të reduktuar varësinë nga gazi rus në Europën Juglindore, sipas burimeve nga kompania që menaxhon tubacionet.
Kompania tha se qëllimi kryesor ishte të rriste furnizimet me gaz në 12 mld metër kub në vit që në vitin 2022, nga afërsisht 8 mld metër kub në vitin 2021, dhe mundësisht të dyfishonte kapacitetin deri në 20 mld metër kub në vit, ndërsa vendimi përfundimtar do të ishte në varësi të testimit të tregut që do të zhvillohet në vitin 2023.
Një rritje në importet e gazit natyror nga Azerbajxhani, u vendos së fundmi nga takimi i presidentes së KE-së, Ursula von der Leyen në Baku
Aktiviteti i TAP dhe zgjerimi i tij do të vendosë Greqinë si qendër të energjisë për Europën Juglindore dhe BE-në në vetvete. Tubacionet e gazit nga TAP kalojnë nga Azerbajxhani në Itali, nëpërmjet kufirit greko-turk, Shqipërisë dhe një tubacion nënujor.
Interkonektori Greko-Bullgar do të shpërndajë po ashtu gaz në vendet tjera, Bullgari, Maqdoni e Veriut, Rumani etj./TheNationalHerald
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




