Ka ndodhur

Marrëdhënie seksuale me të mitur, dy të arrestuar në Fier

Policia e Fierit ka kapur dhe ndaluar 2 shtetas të shpallur në kërkim.

Policia thotë se është vënë në pranga shtetasi M. S., 21 vjeç, banues në Fier.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me vendimin e datës 03.11.2020, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me të mitur”.

Po ashtu është kapur edhe 46-vjeçari me inicialet A. M, banues në Ballsh.

Policia thotë se kapja e tij është bërë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, e ka dënuar me 8 muaj burg, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë