Policia e Durrësit ka vënë në pranga një të ri nga Fushë-Kruja, i cili ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi dyshohet se kishte kryer marrëdhënie seksuale me një 30-vjeçare me probleme.
Policia thotë se në pranga është vënë shtetasi Sh. M., 26 vjeç, banues në Fushë-Krujë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin Sh. M., 26 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë i ka caktuar masën “Arrest në burg”, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazot”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndër të tjera, policia thotë se “26-vjeçari në vitin 2019, dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase 30 vjeçe, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




