Ka ndodhur

Akuzohet se kreu marrëdhënie seksuale me një 12-vjeçare, pranga 27-vjeçarit në Vlorë

Nga Gazeta Si- Një 27-vjeçar është arrestuar këtë të shtunë në Vlorë, pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 12-vjeçare.

Sipas informacioneve paraprake, ka qenë nëna e 12-vjeçares që ka bërë kallëzimin në polici. Ndërkohë policia ka nisur verifikimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë vunë në pranga shtetasin A. M., 27 vjeç, banues në Fier, pasi kallëzimit të një shtetase se 27-vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e saj, 12 vjeçe. Vijojnë veprimet për verifikimin e këtij kallëzimi“, thuhet në njoftimin e policisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë