Komisionari i Bashkimit Europian për Tregti, Valdis Dombrovskis, e ka konsideruar marrëdhënien tregtare të bllokut europian me Kinën si “shumë të pabalancuar”, mirëpo e ka bërë me dije se BE-ja nuk dëshiron t’i shkëpusë lidhjet me këtë fuqi aziatike.
Ai i ka bërë këto deklarata në një vizitë katërditore në Kinë.
Ai ka thënë të shtunën në Shangai se deficiti tregtar i bllokut shkon në deri 400 miliardë euro brenda vitit.
Dombrovskis e ka mbrojtur qëndrimin e BE-së për ta minimizuar varësinë strategjike ndaj Kinës
“Mirëpo, më lejoni ta theksoj se ulja e varësisë nuk nënkupton shkëputje. BE-ja nuk ka synime të ketë shkëputje me Kinën”, ka thënë ai.
Komisionari i BE-së pritet të takohet të hënën në Pekin me zëvendëskryeministrin kinez, He Lifeng, ku pritet të ketë diskutime për disa hetime të BE-së lidhur me mbështetjen e ofruar kineze për prodhim të disa makinave elektrike.
BE-ja e akuzon Kinën se është duke e ulur çmimin e këtyre makinave përmes subvencioneve të mëdha, dhe në këtë mënyrë është duke e krijuar një treg të padrejtë.
Pekini, në anën tjetër, e kritikon BE-në për shkelje të rregullave ekonomike tregtare.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



