Sprint-GP si një dominues absolut. Spanjolli i Ducati-t priti xhiron e 8 për të marrë kryesimin e garës të cilën e mbylli si zakonisht… i vetëm! Në vendin e dytë u rendit Marco Bezzecchi me Aprilia, i ndjekur nga Ktm e Pedro Acosta-s, që iu rezistoi sulmeve të Pecco Bagnaia-s në fundin e garës. Piloti piemontez u rendit vetëm i 4. Numrat ndoshta nuk thonë gjithcka por ata ndihmojnë për të kuptuar deri diku sezonin e MM93: në Brno ishte fundjava e rradhës me 37 pikët maksimale dhe pas 12 garave janë 120 pikët e avantazhit në klasifikimin e përgjithshëm, ky i dyti është vëllai Alex.

Piloti i Gresini-t la pas një fundjavë të vështirë pas rrëzimit që përfshiu edhe Honda-n e Mir. Bezzecchi dha gjithcka, bëri nisjen e duhur dhe kryesoi për 8 xhiro, por kur Marc vendos të fitojë, ai thjeshtë e bën. Në vendin e 7, Jorge Martin. Bagnaia vuajti në xhirot e para dhe u kalua me lehtësi nga Bezzecchi dhe binomi i Ktm, Acosta-Bastianini. Më pas nuk ishte në gjëndje ta merrte veten. Pas tij mbërriti Raul Fernandez me “Aprilia Trackhouse”, ndjekur nga Yamaha zyrtare e Fabio Quartararo-s. Në Top10, pas Martin, mbërritën Aldeguer (Ducati Gresini) si dhe Binder me Espargaro në bordin e Ktm. Në zonë pikësh u rendit edhe Luca Marini me Honda zyrtare (i 12).
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



