Motosport

Marquez triumfoi në shtëpi

Marc Marquez la pas një fundjavë dominuese në “Aragon Grand Prix” pas fitores së 4 sezonale në Spanjë. 32 vjeçari në bordin e Ducati-t, fitoi eventin Sprint të shtunën dhe vendosi rekord me xhiron më të shpejtë në Provat Zyrtare për garën e të dielës. Duke rregjistruar “pole position” numër 99 në karrierë, ai bëri një nisje të fortë të garës dhe u shpërblye për këtë në fund. Vëllai Alex provoi ta vinte nën presion në xhirot e para por Marquez rriti diferencën në 1.5 sekonda në mesin e garë duke e lëë Alex pa përgjigje.

Kjo do të thotë që Marc rriti diferencën edhe në klasifikimin e pilotëve ndaj vëllait Alex, që e mbylli garën i dyti por tani ka 32 pikë më pak. Një tjetër pilot që rigjeti buzëqeshjen ishte Francesco Bagnaia. Pavarësisht një prej të shtunave më të vështira ku u rendit në vendin e 12 të eventit Sprint, ai vendosi kohën e 4 më të shpejtë në Provat Zyrtare dhe e mbylli garën në shkallën më të ulët në podium. Aragon ishte gara e 8 e kampionat që ka edhe 14 të tjera deri në fund. E rradhës është “Brembo Grand Prix” në Itali në fundjavën 20-22 Qershor.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë