Motosport

Marquez fitoi në Mugello dhe rriti diferencën në klasifikimin e MotoGP

Spanjolli Marc Marquez “dominoi” në “Italian Grand Prix” pas të cilit i sheh më larg ndjekësit në klasifikimin e pilotëve në MotoGP. Marquez kishte fituar eventin Sprint të së shtunës dhe siguroi të 100 “pole position” për tu nisur i pari në cirkuitin e Mugello-s. Që prej kthesës së parë Marquez, vëllai i tij Alex heroi vendas, Francesco Bagnaia këmbyen pozicionet në një start drithërues. Marc Marquez ishte në gjëndje të rimerrte kreun nga i vëllai në xhiron e 9 dhe nuk e diskutoi fitoren deri në fund.

Kjo ishte fitorja e 93 në karrierën e spanjollit në të gjitha cilindratat që ai ka marrë pjesë. Gjithashtu ai u shpall edhe Piloti i garës nga tifozët. Pas fitores së parë italiane në 11 vitet e fundit, 32 vjeçari që piloton një Ducati tani ka 40 pikë më shumë se Alex Marquez. Ndërkohë Bagnaia jo vetëm që nuk arriti fitoren e 4 rradhazi në shtëpi por humbi edhe duelin me patriotin Fabio di Giannantonio. Botërori vazhdon javën e ardhshme në “Dutch Grand Prix” në Assen.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë