Futboll

Markus Turam rikthen Interin në vend të parë, Lukaku një fantazmë në ‘San Siro’

Gazeta Si – Një gol i francezit, pas një asisti të Dimarkos, vendosi ndeshjen me Romën pak minuta para fundit. Kaq ka mjaftuar që skuadra e Simone Inzagit të rikthehet në krye të klasifikimit.

E para nga dy ndeshjet e mëdha të javës së 10-të të Serisë A është fituar nga Interi, që mundi 1-0 Romën. Siç parashikohej lehtë, ‘San Siro’ ka vërshëllyer Rmelu Lukakun për çdo prekje topi, nga minuta e parë tek e fundit. Belgu nuk u shfaq asnjëherë rrezikshëm, ishte vetëm një fantazmë në fushë.

Mjaft të rrezikshëm në anën tjetër ishin zikaltrit, të cilët iu afruan golit disa herë. Roma rezistoi deri në minutën e 81-të, kur Turam realizoi golin e festës së Interit, duke fshirë kështu përfundimisht kujtimin e paraardhësit të tij.

Dy traversa për Interin nga Çalhanoglu dhe Karlos Augusto. Skuadra e Inzagit rikthehet në vend të parë me 25 pikë, 2 më shumë se Juventusi. Kristjan Asllani u fut në fushën në minutën e 75-të, duke marrë vendin e Hakan Çalhanoglu. Një mbrëmje feste për mesfushorin e Kombëtares dhe Interit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë