Futboll

Markos Asensio në fund kontrate, hyn në garë edhe Mançester Junajtid

Gazeta Si – Sulmuesi anësor Markos Asensio nuk ka në plan të rinovojë dhe largimi i tij nga Reali duket i sigurt. Lojtari i lançuar në ekipin e parë nga Zinedin Zidan pëlqehet nga shumë klube të mëdha të Europë, por kuptohet që vendos ana financiare.

Mançester Junajtid po lëviz seriozisht për spanjollin. Klubi anglez ka përgatitur ofertën për Realin e Madridit dhe për lojtarin që në qershor të 2023-shit del i lirë. Sipas ‘Sport’, madrilenët janë të predispozuar për ta shitur sulmuesin që në janar.

Markos Asensio. Gazeta Si, 5 janar 2023

Për Asension ka pasur më parë interesim edhe nga Milani, që gjithsesi e ka të vështirë të përballojë kostot e këtij transferimi. Tregu i lakmuar për futbollistët e njohur mbetet Premier Liga, klubet e së cilës vazhdojnë të bëjnë ligjin në aspektin financiar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë