Gazaeta Si – Edhe pse Edi Reja vazhdon testimet me Kombëtaren në disa ndeshje miqësore, fati i tij duket se është shkruar. Trajneri aktual i Kombëtares, me shumë mundësi do të drejtojë kuqezinjtë edhe në tri miqësoret që janë në program, për t’ia lënë vendin më pas një trajneri tjetër.
Një tjetër italiani, sipas të gjitha gjasave, pasi presidenti i FSHF-së, Armand Duka, preferon gjithmonë trajnerët nga vendi fqinj. Emri i ri në listën e tij është Marko Xhampaolo, 55-vjeçari me një cv të pasur si trajner.

Xhampaolo ka drejtuar disa skuadra në Serinë A, mes tyre edhe Milanin për disa muaj. Ekipi i fundit që ka punuar është Sampdoria, ndërkohë që është ulur edhe në stolin e Torinos, Empolit, Breshias, Katanias, Sienës dhe Kaljarit. Është shumë më i ri se Reja dhe shihet si një kandidat i fortë për Kombëtares, ashtu si Di Biaxho.
Për Dukën nuk është një emër i ri. Kreu i FSHF-së ka tentuar ta marrë këtë trajner edhe para se të zgjidhte Kristian Panuçin pak vite më parë. Tani duket se ka ardhur momenti për ta konkretizuar këtë lëvizje.
Pas miqësoreve që janë përpara me siguri do të ketë zhvillime konkrete edhe për stolin kuqezi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




