Gazeta Si – Marko van Basten është nga ata që nuk e njohin diplomacinë, kur flitet për tema të caktuara të futbollit. Ai flet qartë dhe hapur për atë që mendon.
Ish-sulmuesi i famshëm i Milanit dhe Holandës, fitues i ‘Topit të Artë’, së fundi ka kritikuar ashpër sjelljen në fushë të Nejmarit. Ai nuk ia përton aspak brazilianit të PSG-së, të cilin e quan qaraman dhe antipatik.

“Nejmar është një qaraman i vërtetë. Provokon në mënyrë të vazhdueshme kundërshtarët në fushë. Në fillim është ai që bën një faull ndaj një lojtari tjetër dhe pastaj bën sikur është ai viktima. Nuk mund ta prekësh dot në fushë.
Do të duartrokisja, nëse dikush do të merrej vërtet me të, sepse është një futbollist i pakëndshëm”, – ka thënë van Basten për ‘Cabine Desportiva’. Nejmar ka shënuar 11 gola dhe ka dhënë 9 asiste në 14 ndeshje për PSG-në këtë sezon në të gjitha kompeticionet.
Edhe më parë Nejmar është kritikuar për ekzagjerimet që bën në fushë, kur i ndërhyjnë mbrojtësit kundërshtarët. Legjenda holandeze nuk e pëlqen aspak këtë lloj lojtari.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




