Gazeta Si – Tenistja çeke mund me një dopio 6-4 tunizianen Ons Jabeur. Vondrousova fiton turneun e parë Slam në karrierë, kurse për kundërshtaren e saj është humbja e dytë radhazi në barin anglez.
Marketa Vondrousova fiton Uimbëlldon 2023. Në finalen e këtij turneu ajo mundi 6-4, 6-4 Ons Jabeur, duke arritur të përmbysë në të dy setet avantazhin fillestar të kundërshtares. Finalja zgjati 1 orë e 20 minuta lojë. Për 24-vjeçaren, në finalen e dytë Slam, bëhet fjalë për triumfin e parë në një turne Major. Tuniziania pëson humbjen e 3-të dhe të 2-tën radhazi në aktin përmbyllës të Londrës.
2023: Marketa Vondrousova ✅#Wimbledon pic.twitter.com/E9YVISKOnT
— Wimbledon (@Wimbledon) July 15, 2023
Në 2022-shin Ons Jabeur u mund nga Elena Ribakina në Uimbëlldon. Një tabù i vërtetë për këtë sportiste. Në 3 finale Slam të luajtura në karrierë ajo ka pësuar po kaq humbje. Vondrousova ia ka dalë të ngre trofeun në tentativën e 2-të.
Në Londër u luajt një ndeshje me disa momente befasuese, me 10 ‘break’ në 2 sete. Jabeur e nisi më mirë, por Vondrousova u përgjigj mirë, duke fituar 4 gejme radhazi, kur rezultati ishte 4-2 në favor të tunizianes.
The crowning moment 🏆#Wimbledon pic.twitter.com/bSF4TXJIYx
— Wimbledon (@Wimbledon) July 15, 2023
Rezultati 6-4 u përsërit në setin e dytë, kur ndeshja pati ekuilibër deri në 4-4. Ishte momenti vendimtar: ‘break’ për çeken që shkoi 5-4 dhe në momentin e shërbimit për triumfin e saj të parë Slam, e mbylli me ‘match point’-in e dytë. Marketa Vondrousova arrin suksesin në moshën 24-vjeçare dhe feston me futjen në ‘top 10’.
POV: you just become a Wimbledon champion 🏆#Wimbledon pic.twitter.com/kf484DhHUt
— Wimbledon (@Wimbledon) July 15, 2023
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.