Ne rrjet

Mark Rutte emërohet shefi i ri i NATO-s, e merr detyrën me 1 tetor. Stoltenberg: E përcjell mandatin në duar të sigurta

Aleatët e NATO-s zgjodhën zyrtarisht të mërkurën kryeministrin holandez Mark Rutte si shefin e ardhshëm të NATO-s.

Emërimi i Rutte u bë një formalitet pasi rivali i tij i vetëm për këtë post, presidenti rumun Klaus Iohannis, njoftoi javën e kaluar se ai ishte larguar nga gara, pasi nuk arriti të siguronte mbështetje, shkruan Ruters.

 “Këshilli i Atlantikut të Veriut vendosi të emërojë kryeministrin holandez Mark Rutte si Sekretarin e Përgjithshëm të ardhshëm të NATO-s, duke pasuar Jens Stoltenberg”, tha NATO në një deklaratë.

Z. Rutte do të marrë detyrën si Sekretar i Përgjithshëm nga 1 tetori 2024, kur mbaron mandati i Stoltenberg.

Pasi deklaroi interesimin e tij për postin vitin e kaluar, Rutte fitoi mbështetje të hershme nga anëtarët kryesorë të aleancës duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, Britaninë, Francën dhe Gjermaninë.

Stoltenberg tha se ai e mirëpriti zgjedhjen e Rutte si pasardhës të tij.

"Marku është një transatlanticist i vërtetë, një udhëheqës i fortë dhe një ndërtues i konsensusit," tha ai.

“E di që po e lë NATO-n në duar të sigurta”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë