Gazeta Si – Honda ka njoftuar se kampioni spanjoll do të kthehet të garojë në fundjavë në garën e shtëpisë. Mark Markez më fund rikthehet në pistë. Ai do të jetë në Çmimin e Madh të Aragonit.
“Pasi ka kryer dy ditë teste në Misano dhe ka bërë stërvitje intensive në shtëpi, – shpjegon skuderia japoneze, – Markez dhe Team Repsol Honda kanë vendosur një datë për rikthimin: garën e Aragonit”.

110 ditë pas herës së fundit në MotoGp, në garën e Italisë më 29 maj, Mark Markez kthehet në pistë. Që kur ka kryer me sukses një operacion të katërt, 8 herë kampioni i botës ka ndjekur udhëzimet e mjekëve për të shpejtuar rikuperimin e plotë.
Nga fraktura e dy viteve më parë, rrugëtimi i kampionit të MotoGP ka qenë i mbushur me pengesa. Pas rrëzimit në garën e parë të sezonit 2020, Markez dëmtoi krahun e djathtë. Më pas ai e përkeqësoi situatën me një tjetër rrëzim në 2020-ën, çka bëri që ta ndiqte nga divani kampionatin.
Në fund të 2021-shit një tjetër rënie i mohoi dy garat e fundit. Në 2022-shin pati një tjetër rrëzim në mars, në Indonezi. Tani rikthehet në kampionat, ku me 60 pikë mban vendin e 15-të.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.