Gazeta Si – Mario Mitaj, lojtari i Kombëtares U-21, i grumbulluar disa herë edhe nga Reja, është transferuar në Rusi. Lokomotiva e Moskës ka paguar 3 milionë euro tek AEK –u i Athinës për 19-vjeçarin kuqezi.
Një lëvizje e papritur kjo, ndërkohë surprizuese janë shifrat e transferimit dhe skuadra e re e mbrojtësit me origjinë nga Shkodra. Mitaj ka qenë pjesë e ekipit të parë të AEK-ut, por jo gjithmonë titullar.
Lojtari i linjës së majtë ka luajtur me të gjitha kombëtaret e moshave të Shqipërisë, U-17, U-19, U-21 dhe tani me Kombëtaren A. Kalimi te një klub si Lokomotiva e Moskës pritet ta ndihmojë Mitajn të rritet profesionalisht.
Për AEK-un, Mitaj është një nga shitjet më të shtrenjta. Tri milionë euro është një shifër e konsiderueshme për klubin grek.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.