Kanë kaluar 20 vjet që kur Wayne Rooney u ‘shpall’ si një talent global në kampionatin ndërkombëtar në Euro 2004, duke kaluar nga një lojtar i panjohur në një fenomen, por kush do të jenë yjet e Kampionatit Europian të kësaj vere?
Jo shumë nga 622 lojtarët që do të luajnë në Gjermani mund të klasifikohen si yje të zbuluar në një kampionat ndërkombëtar por disa prej tyre do t'ia dalin. Lojtarë të rinj në moshë, me shumë prej tyre që luajnë për herë të parë do jenë në lupën e trajnerëve të klubeve europiane. Mes tyre është edhe Mario Mitaj. BBC ka përzgjedhur 24 lojtarë të rinj që mund të jenë yjet e këtij europiani.
Mario Mitaj është 20 vjeç dhe luan me Shqipërinë si mbrojtës i majtë.
Ai luan me klubin e Lokomotivës së Moskës në Rusi.
Pas përparimit të tij në AEK Athinë, shkruan BBC, ai ka pasuar dy sezone shumë premtuese me Lokomotivën e Moskës, që është një nga skuadrat kryesore në Premierligën ruse.
Deri më tani raportohet se Juventusi është interesuar për futbollistin dhe ndeshja Itali-Shqipëri mund të jetë një reklamë e mirë për Mitajn.
Futbollistë të tjerë janë Martin Baturina- Kroaci, Warren Zaire-Emery- Francë, Benjamin Sesko- Slloveni, Brian Brobbey- Hollandë, Florian Wirtz- Gjermani, Giorgi Mamardashvili- Gjeorgji, Johan Bakayoko- Belgjikë, Georgiy Sudakov- Ukrainë, Jamal Musiala, Gjermani, Joao Neves- Portugali, Strahinja Pavlovic- Serbi, Leopold Querfeld- Austri, Arda Guler- Turqi, Xavi Simons- Hollandë, Zeno Debast- Belgjikë, Vladyslav Vanat- Ukrainë, Jeremie Frimpong- Hollandë, Matej Jurasek- Republika Ceke, Morten Hjulmand- Danimarkë, Kenan Yildiz- Turqi, Lazar Samardzic- Serbi, Adam Obert- Slovaki, Zan Vipotnik- Slloveni.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.