Nga Gazeta Si- Al Itihadi triumfoi me rezultatin 3-0, në duelin ndaj Al Ain ku bëri debutimin edhe futbollisti i Kombëtares shqiptare, Mario Mitaj, i cili u aktivizua në rolin e mesfushorit të qendrës, një pozicion ky që e kemi parë shpesh edhe te Lokomotiva e Moskës.
Mitaj qëndroi në fushë 71 minuta, teksa u zëvendësua nga Aouar, kur rezultati ishte 3-0. Golat për vendasit e Al Itihad, u shënuan nga Al Shehri që spikati me dopietë, ndërkohë që në minutën e 29-të, miqtë e Al Ain shkaktuan autogol. Falë këtij triumfi Al Itihad siguroi kualifikimin për në raundin e 1/8-ve të “King Cup”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.