Gazeta Si – Tenistja greke, e cila vjen nga 2022 vërtet i dobët, ka mundur Arina Sabalenkën 6-2 dhe 6-4. Ende nuk është e sigurt për vendin e parë në grup, por paraqitja e saj i ka befasuar të gjithë.
Nga e fundit, e para. Historia e Maria Sakarit të bën të kuptosh se sa i çuditshëm është tenisi, sidomos ai që luhet në fund të vitit. Grekja arriti të kualifikohet në ‘Wta Finals’ dhe shumë e konsideronin ‘të mbaruar’, por ajo ka fituar dy ndeshjet e para, duke mos humbur asnjë set madje.
SEMI-FINAL SAKKARI 🙌@mariasakkari defeats Sabalenka 6-2, 6-4 & advances out of the Nancy Richey Group!#WTAFinals pic.twitter.com/2J8ZIiQKKp
— wta (@WTA) November 3, 2022
Maria është gjysmëfinalistja e parë në Teksas. Fitorja ndaj Xhesika Pegulas në ditën e parë është pasuar nga suksesi ndaj Arina Sabalenkës. Një fitore neto, 6-2 dhe 6-4, që prishi entuziazmin e bjelloruses.
Sabalenka është befasuar totalisht nga përqendrimi i grekes, që bëri shumë pak gabime, siç lë të kuptohet qartë edhe rezultati i ndeshjes.
Sakari gjithsesi nuk është e sigurt për vendin e parë. Nëse Jabeur e mund dhe Sabalenka humb ndaj Pegulas, tuniziania del e para dhe grekja e dyta. Nëse Jabeur e mund dhe Sabalenka mund Pegulan, Sakari fiton grupin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



