Motosport

Marc Marquez mund Bezzecchi-n dhe fiton në Misano

Nga Gazeta Si – Shanci i parë për titull kampion do të jetë në Japon pas betejës që numrat #93 dhe #72 zhvilluan në “San Marino GP”.

Pas një presioni konstant nga Marco Bezzecchi (Aprilia Racing) në pjesën e dytë të garës, Marc Marquez (Ducati Lenovo Team) pa që mundësitë për titullin e rradhës të jenë më afër.

Numri #93 arriti një fitore mbresëlënëse në Misano. Kjo do të thotë që Marquez mund të kurorëzohet Kampion i Botës në MotoGP nëse fiton në “Japanese GP”.

I vetmi pilot që mund ta pengojë është Alex Marquez (BK8 Gresini Racing MotoGP) që u rendit në vendin e 3 në Misano.

Pas këtij suksesi, Marquez vendos një rekord për pikët në një sezon duke mbërritur në kuotën e 512 të tillave. Franco Morbidelli (Pertamina Enduro VR46 Racing Team) mundi shokun e skuadrës, Fabio Di Giannantonio dhe dy pilotët e VR46 u renditën në vendet 4 dhe 5.

Debutuesi Fermin Aldeguer (BK8 Gresini Racing MotoGP) u largua nga Misano me një vend të 6 përpara Luca Marini-t (Honda HRC Castrol) në të 7.

Italiani e kaloi finishin përpara Quartararo-s, Miguel Oliveira-s (Prima Pramac Yamaha MotoGP) dhe Binder.

Jug-afrikani kompletoi “top 10”. Raul Fernandez (Trackhouse MotoGP Team) zuri vendin e 11, Jack Miller (Prima Pramac Yamaha MotoGP) të 12 përpara Kampionit në fuqi, Martin në të 13.

Augusto Fernandez (Yamaha Factory Racing Team) me “V4-Powered YZR-M1” mbërriti i 14 përpara tailandezit Somkiat Chantra (IDEMITSU Honda LCR) në të 15.

Tani është e konfirmuar. Në Motegi, Marc Marquez do të ketë mundësinë e parë për kthimin në majën e Botës.

A do t’ja dalë numri #93 të kurorëzohet sërish Kampion Bote në Japoni? Nuk do të na duhet të presim gjatë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë