Sukses i dyfishtë në Doha – e kush e kishte menduar? Disa ndoshta, por jo Marc Marquez (Ducati Lenovo Team). Ishte ekzaktësisht ajo që ndodhi me numrin #93 pas një beteje frenetike në “Qatar Airways Grand Prix” që pa Maverick Viñales të ngjitej për të parën herë në podium me ngjyrat e Red Bull KTM Tech3. Francesco Bagnaia (Ducati Lenovo Team) rekuperoi për vendin e 3 pas pakënaqësive të së shtunës që detyruan edhe Alex Marquez (BK8 Gresini Racing MotoGP) të renditej në vendin e 7, që më pas u konvertua në të 6.

Kjo për shkak të një penaliteti që Viñales mori për presionin e gomave në përfundim të garës. Në këto kushte Franco Morbidelli (Pertamina Enduro VR46 Racing Team) u ngjit në podium ndërsa Bagnaia u rendit i 2. 16 sekondat e penalitetit e zbritën Viñales në pozicionin 14. Zarco la pas Aldeguer duke marrë rezultatin më të mirë me Honda-n në vendin e 4. Alex Marquez rekuperoi ndjeshëm duke u renditur i 6. I nisur në rradhën e parë për të parën herë nga viti 2023, Fabio Quartararo (Monster Energy Yamaha MotoGP) u rendit në vendin e 7 përpara Pedro Acosta (Red Bull KTM Factory Racing).

Marco Bezzecchi (Aprilia Racing) dhe Luca Marini (Honda HRC Castrol) kompletuan top10. Enea Bastianini (Red Bull KTM Tech3) në vendin e 11 përpara Alex Rins (Monster Energy Yamaha MotoGP) i ndjekur nga Brad Binder (Red Bull KTM Factory Racing). Viñales dhe Ai Ogura (Trackhouse MotoGP Team) morën pikët e mbetura. Kthimi i Jorge Martin (Aprilia Racing) në garë u shoqërua me një aksident nga i cili pësoi dëmtime në brinjë, por ishte koshient gjatë marrjes së ndihmës. 7 fitore në 8 gara i japin mundësi Marc Marquez të kryesojë në MotoGP në prag të “Spanish GP” në Jerez.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.