Motosport

Marc Gene: Hamilton/Leclerc, binomi më i fortë në F1

Ish piloti i Formula 1, Marc Gene beson se Ferrari ka krijuar formacionin më të fortë në historinë e sportit me çiftin e vitit 2025, Lewis Hamilton dhe Charles Leclerc që po punojnë sëbashku dhe motivojnë njëri-tjetrin. 7 herë Kampioni i Botës, anglezi Hamilton kompletoi transferimin nga Mercedes te “Scuderia” për të garuar përkrah fituesit të disa garave, “djalit” të shtëpisë Charles Leclerc.

Mgjs rezultatet kanë qënë me ulje-ngritjet e njohura, ambasadori i Ferrari-t, Gene sheh zhvillime pozitive pas kuintave për potencialin dhe përmirësimet e paketës së makinës SF-25. Krahasuar me periudhat e Leclerc përkrah Carlos Sainz dhe 4 herë Kampionit të Botës, Sebastian Vettel, Gene e sheh Charles në kulmin e karrierës së tij. Në vazhdim Gene vlerësoi si emocional largimin e spanjollit Sainz për ti bërë vend Hamilton në bordin e Ferrari-t.

“Scuderia” është në vendin e 4 të klasifikimit të konstruktorëve pas 5 garave të para, në kuotën e 78 pikëve, 110 më pak se kryesuesit e McLaren. Ndërsa Leclerc është në vendin e 5 të klasifikimit të pilotëve me 47 pikë, përpara Hamilton në të 7 me 31. Drejtuesi i Ferrari-t, Fred Vasseur konfirmoi mëse njëherë se ai është 2000% në mbështetje të Hamilton. Triumfi i britanikut në garën Sprint të Kinës, u pasua nga disa paraqitje zhgënjyese.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë