Futboll

Marash Kumbulla shkëlqen me gol në fitoren e Espanyolit ndaj Mallorcas

Espanyoli ka shënuar fitore me rezultat 2-1 ndaj Mallorcas në kuadër të javës së nëntë në elitën e futbollit spanjoll.

Kjo ishte fitorja e parë për ta pas tri humbjeve radhazi ndërsa tani numërojnë 10 pikë dhe gjenden në pozitën e 12-të në tabelë.

Kontribut tejet të madh në këtë triumf dha mbrojtësi shqiptar Marash Kumbulla, i cili shënoi golin e parë në këtë takim për Espanyolin.

Kumbulla e gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 18 duke shënuar për 1-0 pas asistimit të Jofre Carreras.

Për golin dhe paraqitjen e tij fantastike në fazën defensive, Kumbulla u vlerësua me notën 8.4 nga Sofascore.

Përveç golit, Kumbulla pati nëntë spastrime të topit nga zona, dy goditje të bllokuara, dy ndërhyrje dhe pesë duele ajrore të fituara.

24-vjeçari e ka gjetur mjaft mirë veten në Spanjë pas transferimit nga Roma duke qenë titullar në të gjitha ndeshjet deri më tani në La Liga.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë